Grupe palestineze protestojnë kundër veprimeve të Mahmud Abas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50684-grupe_palestineze_protestojnë_kundër_veprimeve_të_mahmud_abas
Grupe të rezistencës palestineze kanë protestuar kundër deklaratave të presidentit të AAP Mahumd Abas, për gatishmërinë e tij për zhvillimin e një takimi me kryeministrin e regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2017 19:11 Europe/Tirane
  • Grupe palestineze protestojnë kundër veprimeve të Mahmud Abas

Grupe të rezistencës palestineze kanë protestuar kundër deklaratave të presidentit të AAP Mahumd Abas, për gatishmërinë e tij për zhvillimin e një takimi me kryeministrin e regjimit sionist.

Abas të martën gjatë takimit me presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmajer në Ramallah deklaroi se është i gatshëm të takohet me Benjamin Natanjahu, kryeministër regjimit sionist. Ditë më parë, zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në reagim ndaj takimit dhe bisedimeve të kreut të Autoritet Autonom të Palestinës me presidentin e Amerikës, deklaroi: "Mahmud Abas nuk është përfaqësues i popullit të Palestinës".