ISIS detyron fëmijët për kryerjen e sulmeve kamikazë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50732-isis_detyron_fëmijët_për_kryerjen_e_sulmeve_kamikazë
Grupi terrorist ISIS i mban të uritur fëmijët irakianë për t'i detyruar ata të kryejnë sulme kamikaze me shpërthime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2017 11:40 Europe/Tirane
  • ISIS detyron fëmijët për kryerjen e sulmeve kamikazë

Grupi terrorist ISIS i mban të uritur fëmijët irakianë për t'i detyruar ata të kryejnë sulme kamikaze me shpërthime.

Gazeta "Indipendent" e Anglisë në një raport të saj ka shkruar se grupi terroirist ISIS në zonat e pushtuara në Irak, fëmijët e moshës së mitur i mbanë të uritur deri në atë masë saqë ata  të ndodhen në një gjendje të dobët, pasta në shkëmbim të një patate, i dërgon ata në frontin e luftës. Kjo gazetë angleze në raportin e saj duke cituar fëmijët e komunitetit Izedi në Irak të cilët kanë arritur të ikin nga grupi terrorist ISIS, ka thënë se fëmijët janë viktimat më të mëdha të veprimeve të grupit terrorist ISIS. Këta fëmijë irakianë duke shpjeguar dhunën e ushtruar ndaj tyre, kanë thënë: "Terroristët e grupit ISIS fëmijëve të uritur i premtojnë ushqime të mira në parajs dhe i detyrojnë ata të lidhin rripin me eksploziv dhe të kryejnë operacione kamikaze në mesin e qytetarëve irakianë".