Forcat sioniste sulmojnë një fëmijë palestinez
Pjesa e vjetër e qytetit Kods ka përjetuar një tjetër ngjarje dhe sulm të sionistëve ndaj fëmijëve palestinezë.
Sipas agjencisë Kods të lajmeve, ditën e shtunë një ushtarak sionist u fut në rajonin e njohur me emrin Porta Amud në portën e vjetër të qytetit Kods dhe ka shtypur një fëmijë palestinez. Fëmija është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa sionisti u largua nga vendi i ngjarjes. Dy vitet e fundit janë regjistruar disa raste ku sionistët kanë përdorur automjetet e tyre për të shtypur palestinezët. Po dje njësiti i ushtrisë sioniste sulmoi xhaminë Al Aksa dhe arrestoi një prej punonjësve të kësaj xhamie. Sipas ushtrisë sioniste, ky punonjës ka filmuar një femër palestineze e cila është goditur përballë portës së xhamisë.