Arrestohet 50 ushtarakë me grada në ushtrinë e Turqisë
May 14, 2017 09:01 Europe/Tirane
Autoritetet e Turqisë kanë arrestuar 50 ushtarakë me grada në ushtrinë e këtij vendi në kuadër të hetimeve për depërtimin e përkrahësve të Fethullah Gylen në strukturat e ushtrisë së Turqisë.
Kanali televiziv TRT njoftoi se këta persona janë arrestuar gjatë operacioneve që janë kryer në të njëjtën kohë në 14 provinca të Turqisë. Fethullah Gylen po akuzohet nga qeveria e Turqisë si faktor kryesor me ndikim në grusht shtetin e pasuksesshëm të 15 korrikut të vitit të kaluar. Ndërkohë që Gylen vazhdimisht ka hedhur poshtë këto akuza të paraqitura nga ana e qeverisë së Erdoganit.
Tags