Forcat siriane dërgohen në kufi të Irakut dhe Jordanisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50974-forcat_siriane_dërgohen_në_kufi_të_irakut_dhe_jordanisë
Ushtria e Sirisë ka dërguar disa forca në një rajon shkretinor në kufi me Irakun dhe Jordaninë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2017 04:29 Europe/Tirane
  • Forcat siriane dërgohen në kufi të Irakut dhe Jordanisë

Ushtria e Sirisë ka dërguar disa forca në një rajon shkretinor në kufi me Irakun dhe Jordaninë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se pas publikimit të raporteve në lidhje me mundësinë e agresionit ushtarak këmbësor të mundshëm të Amerikës dhe aleateve të saj kundër Sirisë, ushtria e këtij vendi ka dërguar disa forca ushtarake në një rajon shkretinor në kufi me Irakun dhe Jordaninë. Komandantët dhe burimet e grupeve opozitare të qeverisë së Sirisë të hënën kanë deklaruar se informacionet ekzistuese tregojnë se qindra ushtarë sirianë dhe forca aleate të Damaskut gjatë ditëve të kaluara me tanke dhe armë të rënda, janë dërguar në qytetin Al-Seba Bijar. Ky qytet i rëndësishëm ndodhet në afërsi të autostradës Damask Bagdad dhe javën e kaluar është çliruar nga ushtria e Sirisë.  Usam Al-Rreis, zëdhënësi i frontit jugor të grupit kryengritës "UÇS", ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters: "Qeveria e Damaskut ka dërguar forca të mëdha në rajon të pajisur me artileri, tanke dhe automjete të blinduara". Luftëtarët e këtij grupi kryengritës kundër qeverisë së Sirisë po kryejnë trajnime ushtarake në një bazë në afërsi të kufirit me Irakun nën mbikëqyrjen e instruktorëve amerikanë. Valid Moalem, ministri i punëve të jashtme të Sirisë në lidhje me këtë ka theksuar: "Nëse forcat ajrore të Jordanisë pa koordinim me qeverinë e Sirisë do të hyjnë në territorin e këtij vendi, ato do të konsiderohen si forca armiqësore".