Vazhdojnë sulmet e regjimit Al Saud ndaj shiitëve në rajonin Avamie
Forcat e regjimit Al Saud edhe sot kanë sulmuar shiitët e rajonit Avamie në lindje të Arabisë Saudite duke lënë të vrarë 4 persona.
Gjatë këtij sulmi ushtria e regjimit Al Saud ka përdorur tanke duke shkatërruar me dhjetëra shtëpi banimi. Prej disa ditësh rajoni Avamie mbahet i rrethuar nga forcat e ushtrisë ndërkohë që qarkullimi në rajon është i kufizuar. Forcat e sigurimit në Arabinë Saudite, sulmet e tyre kundër rajonit Avamie i kanë nisur prej së mërkurës së kaluar. Ata kanë shkatërruar plotësisht xhaminë Sejed Muhamed që ndodhet në fshatin Masura. Vlen të theksohet se qeveria e Arabisë Saudite prej shkurtit të kaluar me pretekste të ndryshme ka nisur sulmet kundër rajoneve lindore të vendit duke sulmuar dhe shkatërruar shtëpitë e banorëve shiitë.