Zgjerimi i vendbanimeve sioniste në Bregun Perëndimor dhe Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51430-zgjerimi_i_vendbanimeve_sioniste_në_bregun_perëndimor_dhe_kods
Regjimi i Izraelit me qëllim zgjerimin e jahudizimit, do të fillojë ndërtimin e qindra njësive të reja të banimit për sionistët në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2017 20:11 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i vendbanimeve sioniste në Bregun Perëndimor dhe Kods

Regjimi i Izraelit me qëllim zgjerimin e jahudizimit, do të fillojë ndërtimin e qindra njësive të reja të banimit për sionistët në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar.

Sipas rrjetit televiziv Al Alam, Beniamin Natanjahu, kryeministri i regjimit sionist dhe Moshe Jalun, ministër i luftës i Izraelit janë dakorduar për ndërtimin e 421 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kods. Këto 421 njësi të reja banimi do të ndërtohen në Berkha (jug të Nablusit), Revava (në afërsi të Salfitit), Gani Modiin, (në afërsi të Ramallahit), Tikva (lindje të Betelehemit), Nokdim (verilindje të Kodsit), Givaet Zeu (veri të Kodsit), Ramat Mimra dhe Nirja (perëndim të Ramallahut).