Pretendimet anti-iraniane të Trump në takimin arabo-amerikan në Riad
(last modified Mon, 22 May 2017 06:26:53 GMT )
May 22, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • Pretendimet anti-iraniane të Trump në takimin arabo-amerikan në Riad

Presidenti i Amerikës në takimin e Riadit pretendoi se Republika Islamike e Iranit është pjesë e problemeve të rajonit të Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës të dielën pasdite në takimin e përbashkët me krerët e disa vendeve arabe dhe islame të zhvilluar në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pretendoi se Irani po mbështet terrorizmin dhe shtoi: "Irani është përgjegjës për shumë destabilizime në rajonin e Lindjes së Mesme, prandaj duhet izoluar ky vend". Pretendimet anti-iraniane të presidentit amerikan bëhen në kohën kur politikat e Amerikës, të Arabisë Saudite dhe të regjimit okupator të Izraelit janë faktorët më kryesorë që prishin sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme dhe veprimet e Uashingtonit, Riadit dhe Tel Avivit kanë rezultuar me përhapjen e terrorizmit, me zgjerimin e dhunës dhe me vrasjen e njerëzve të pafajshme në këtë rajon. Presidenti i Amerikës, gjithashtu, pretendoi: "Po zhvilloj këtë vizitë në rajon për të thyer ekstremizmin, për të vendosur qetësinë dhe për zhvillimin e rajonit, si dhe për partneritet në bazë të interesave të përbashkëta". Presidenti i Amerikës duke anashkaluar plotësisht mbështetjen financiare të disa vendeve arabe të rajonit duke përfshirë edhe Arabinë Saudite, ndaj grupeve terroriste, pretendoi se Hezbullahu i Libanit i cili po lufton në vijën e par të frontit kundër terrorizmit në Siri, ndodhet në kategorinë e grupeve terroriste si ISIS dhe Al Kaida.

Tags