Terroristët e fundit largohen nga qyteti Homs i Sirisë
Terroristët dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga një lagje në Homs, që ishte nën kontroll të tyre, kështu që së shpejti ky qytet do të jetë nën kontroll të plotë të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar Asad.
Televizioni shtetëror i Sirisë dhe një grup monitorues mbrëmë kanë njoftuar se pothuajse të gjithë terroristët do të jenë së shpejti jashtë qytetit, duke e përfunduar kontrollin pesëvjeçar ndaj këtij qyteti. Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se afro 400 njerëz, përfshirë 103 persona të armatosur, janë larguar mbrëmë nga lagjja Al Vaer dhe janë dërguar me autobusë në qytetin verior, Jarablus, që kufizohet me Turqinë, ose në provincën Idlib, që është nën kontroll të terroristëve. Ky evakuim nga qyteti Homs u bë pas një numri të marrëveshjeve gjatë muajve të fundit, për largim të terroristëve nga disa qytete në pjesën perëndimore të Sirisë, që ishin nën kontroll të terroristëve, por të rrethuara nga forcat qeveritare.