Palestinezët në Gaza protestojnë kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51546-palestinezët_në_gaza_protestojnë_kundër_trump
Me mijëra palestinezë janë mbledhur në një protestë në Gaza dhe kanë protestuar kundër deklaratave të Donald Trump, presidentit të Amerikës, i cila e ka quajtur Rezistencën Islamike Palestineze (Hamas) organizatë terroriste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • Palestinezët në Gaza protestojnë kundër Trump

Me mijëra palestinezë janë mbledhur në një protestë në Gaza dhe kanë protestuar kundër deklaratave të Donald Trump, presidentit të Amerikës, i cila e ka quajtur Rezistencën Islamike Palestineze (Hamas) organizatë terroriste.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Donald Trump të dielën në takimin me krerët e disa vendeve arabo-islame të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, deklaroi se ISIS, Hezbullahu i Libanit dhe Hamasi janë kërcënim terrorist për rajonin e Lindjes së Mesme. Palestinezët përkrahës të Hamasit të hënën janë mbledhur në një protestë të gjerë në veri të Rripit të Gazës dhe kanë dënuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan. Muhamed Abu Asker, një prej liderëve lokalë të Hamasit në këto protesta deklaroi: "Deklaratat e Donald Trump tregojnë përkrahjen e hapur të Amerikës ndaj regjimit sionist dhe përpjekjet e Uashingtonit për legjitimimin e politikave okupatore dhe krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez".