28 të krishterë vriten në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51804-28_të_krishterë_vriten_në_egjipt
Komuniteti kopt në Egjipt është bërë shënjestër e një tjetër sulmi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • 28 të krishterë vriten në Egjipt

Komuniteti kopt në Egjipt është bërë shënjestër e një tjetër sulmi.

Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se persona të armatosur sulmuan një autobus që po transportonte të krishterë koptë në qendër të Egjiptit, duke vrarë të paktën 28 vetë e duke plagosur 25 të tjerë.  Autobusi po udhëtonte nga rajoni i Minias drejt Manastirit të Shën Samuelit, 135 km në jug të Kajros. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por militantët e Shtetit Islamik kanë shënjestruar komunitetin kopt disa herë gjatë muajve të fundit dhe janë zotuar se do të vazhdojnë ta bëjnë. Sipas dëshmitarëve, rreth 8 ose 10 persona të armatosur e të veshur me uniforma ushtarake sulmuan autokolonën, pjesë e të cilës ishte autobusi, duke qëlluar me breshëri plumbash.  Ngjarja ndodh më pak se dy muaj pas shpërthimeve kamikaze që tronditën kishat kopte në Aleksandri dhe Tanta të Dielën e Palmave, duke vrarë 46 vetë. Sulmi që dyshohet se është vepër e grupit terrorist ISIS, ka shkaktuar një valë të gjerë kritikash dhe është dënuar nga shumë shtete të botës.