BE kërkon nisjen e dialogut mes qeverisë dhe opozitarëve në Bahrejn
BE zhvillimet e fundit në Bahrejn i ka cilësuar tepër shqetësuese dhe ka kërkuar nisjen e dialogut mes opozitarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Mara Bahrejn, BE është shprehur e shqetësuar për përleshjet e fundit mes forcave të sigurisë dhe qytetarëve në rajonin Deraz të Manamasë që ka lënë 5 të vrarë dhe me qindra të plagosur. Në deklaratën e lëshuar nga BE thuhet se megjithëse qeveria e Bahrejnit është përgjegjëse për vendosjen e sigurisë dhe të shëndetit të qytetarëve të saj, në rast të përdorimit të forcës ajo duhet të ketë kujdes pasi zgjerimi i dhunës nuk është në interes të pajtimit kombëtar. Vlen të theksohet se konfliktet mes qytetarëve dhe forcave të sigurimit në Bahrejn kanë nisur për shkak të verdiktit për dënimin e sheik Isa Kasem. Bahrejni përballet me protesta popullore që prej 14 shkurtit 2011.