Demokracia në Iran, model për të gjitha vendet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52076-demokracia_në_iran_model_për_të_gjitha_vendet
Dijetarët shiitë dhe sunitë të Libanit deklaruan se demokracia në Republikën Islamike të Iranit është një model i përshtatshëm për të gjitha vendet islame.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 30, 2017 08:24 Europe/Tirane
  • Demokracia në Iran, model për të gjitha vendet

Dijetarët shiitë dhe sunitë të Libanit deklaruan se demokracia në Republikën Islamike të Iranit është një model i përshtatshëm për të gjitha vendet islame.

Agjencia e lajmeve Rasa njoftoi se forumi i dijetarëve shiitë dhe sunitë të Libanit ka dërguar një mesazh për Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në të cilin ka uruar organizimin madhështor të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit më 19 maj dhe ka theksuar: "Pjesëmarrja kaq e gjerë e qytetarëve të Iranit në zgjedhjet presidenciale, nuk vërehet as edhe në vendet që pretendojnë se janë më demokratike në botë". Forumi i dijetarëve myslimanë të Libanit në këtë mesazh ka thënë se organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Islamike të Iranit është përgjigje e prerë ndaj armiqve të popullit iranian, sidomos ndaj Amerikës dhe shtoi: "Populli mysliman i Iranit ka vërtetuar se fal udhëheqjes së matur të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ndodhet në kulmin e vigjilencës dhe ndjek rrugën e mësimeve bazë të Islamit". Forumi i dijetarëve shiitë dhe sunitë të Libanit, gjithashtu, në një mesazh të veçantë dërguar për z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, është shprehur i sigurt se qeveria e re Iranit në katër vitet e ardhshme, do të vazhdojë të mbrojë çështjet e myslimanëve dhe popujve të shtypur sidomos çështjen e Palestinës.