O’brain: Jemeni po shkon drejt një kolapsi total
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52168-o’brain_jemeni_po_shkon_drejt_një_kolapsi_total
Përgjegjësi për të drejtat e njeriut pranë OKB, paralajmëroi një kolaps total Jemenin populli i të cilit përballet me luftë, mungesë të theksuar ushqimesh dhe me sëmundjen të ndryshme vdekjeprurëse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2017 13:24 Europe/Tirane
  • O’brain: Jemeni po shkon drejt një kolapsi total

Përgjegjësi për të drejtat e njeriut pranë OKB, paralajmëroi një kolaps total Jemenin populli i të cilit përballet me luftë, mungesë të theksuar ushqimesh dhe me sëmundjen të ndryshme vdekjeprurëse.

Në takimin e së martës në KS të OKB, Stefan O’brain tha se bota është kthyer në spektatore e krizës në jemen. O'Brien më tej tha para KS të OKB se " tani është koha " për të përfunduar emergjencën më të madhe ushqimore në botë dhe për ta vënë Jemenin në rrugën e mbijetesës. Vërejtjet e tij alarmuese vijnë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB deri tani nuk arriti të ndalojë makinën saudite të luftës dhe ta pengojë atë të shkaktojë më shumë dëme në fqinjin e varfër jugor të mbretërisë arabe. Që nga marsi i vitit 2015, Jemeni është bombarduar rëndë nga avionët luftarakë sauditë, si pjesë e një fushate brutale kundër vendit të varfër në një përpjekje për të shtypur lëvizjen popullore Ansarullah dhe për të rikthyer në pushtet ish-presidentin Abd Rabe Mansur Hadi, një aleat i fortë i Riadit.