Vriten disa terroristë në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52278-vriten_disa_terroristë_në_perëndim_të_mosulit
Në një operacion të ushtrisë irakiane në perëndim të Mosulit janë vrarë disa terroristë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 02, 2017 08:11 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë në perëndim të Mosulit

Në një operacion të ushtrisë irakiane në perëndim të Mosulit janë vrarë disa terroristë.

Policia federale e Irakut ditën e enjte ka rrethuar një bazë të terroristëve të ISIS në rajonin Zanxhili në perëndim të Mosulit ku ka vrarë të paktën 12 terroristë. Përveç kësaj forcat irakiane kanë transferuar të paktën 150 familje irakiane nga rajoni në fjalë dhe kanë zbuluar një burg të fshehtë të grupit terrorist takfirist ISIS. Nga ana tjetër forcat popullore Hashd Shaabi në Irak, kanë kryer një tjetër operacion në perëndim të qytetit Mosul ku kanë çliruar fshatin Khabare që më parë mbahej i kontrolluar prej ISIS. Në këtë operacion gjithashtu janë vrarë disa terroristë. Forcat Hashd Shaabi në operacionin e tyre të kryer në qytezës Beaxh në perëndim të Mosulit kundër terroristëve të ISIS, kanë bllokuar të gjitha rrugët e lidhjeve të këtij grupi terrorist takfirist. Burimet irakiane njoftojnë se operacioni për çlirimin e plotë të Mosuli po ka kalon fazën finale dhe pas disa ditësh qeveria irakiane do të shpallë çlirimin e këtij qyteti.