Qershor 02, 2017 08:17 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë operacione të gjera në lindje të këtij vendi

Gjatë operacioneve të ditës së enjte të forcave siriane në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë janë vrarë mbi 50 terroristë takfiristë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në operacionet e ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve në provincën Homs në perëndim të këtij vendi, gjithashtu, janë vrarë me dhjetëra terroristë. Kjo është në kohën kur burimet informative kanë njoftuar për përhapjen e sëmundjeve epidemike në rajonet Foua dhe Kafraja që po mbahen të rrethuara nga terroristët takfiristë. Nga ana tjetër, rrjeti informativ Al Menar njoftoi se në kuadër të marrëveshjes së vendosur me qeverinë e Sirisë, 4 persona të sëmurë së bashku me 12 shoqërues janë transferuar nga këto dy qytete të rrethuara në drejtim të Alepos dhe në të kundërtën po kaq persona janë transferuar nga kampi Jermuk. Vlen të theksore se dy qytetet Foua dhe Kafraja që ndodhet 10 km në veri të qytetit Idlib, që nga 28 marsi dhe pas rënies së qytetit Idlib në duar të terroristëve në veriperëndim të Sirisë, janë vendosur nën rrethim të plotë nga terroristët takfiristë dhe që nga ajo kohë për çdo ditë sulmohen nga terroristët.

Tags