Shkatërrohet një xhami në rajonin Avamie në lindje të Arabisë Saudite
Qershor 03, 2017 11:02 Europe/Tirane
Për shkak të sulmeve të forcave të regjimit Al Saud, në rajonin Avamie në lindje të Arabisë Saudite këto forca kanë shkatërruar xhaminë Sheik Muhamed Bin Nemer.
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni Al Alam sipas të cilit, xhamia është sulmuar me një predhë të lëshuar nga forcat saudite. Këto forca kanë nisur sulme të gjera kundër zonës Diare pjesë e provincës Avamie në lindje të vendit. Ndërkohë dje ministria e brendshme e Arabisë Saudite ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimit të një autobombe në tregun Mias në qendër të rajonit Katif po në lindje të vendit.
Tags