Ushtria siriane korr suksese të reja
(last modified Wed, 07 Jun 2017 06:58:22 GMT )
Qershor 07, 2017 08:58 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane korr suksese të reja

Rami Abdul’rahman drejtori i observatorit për të drejtat e njeriut në Siri, me qendër në Londër deklaroi se forcat siriane për herë të parë janë futur në provincën Raka.

Pas sukseseve të ushtrisë siriane në qytetin Alepo që ndodhet në perëndim të provincës Raka, tashmë ushtria siriane është futur në veprim për të çliruar provincën në fjalë. Rahman rikujton se avancimi i ushtrisë siriane është bërë me ndihmën e sulmeve ajrore të Rusisë dhe shtoi se në luftimet e fundit që ushtria siriane ka pasur me grupin terrorist ISIS ka arritur të çlirojë fshatrat Kharabe Mohsen dhe Kharabe Saba në perëndim të provincës Raka. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe një prej oficerëve të ushtrisë siriane në një intervistë që ai pati me agjencinë franceze të lajmeve. Vlen të theksohet se Raka e pushtuar që prej vitit 2014 është qendra e grupit terrorist takfirist ISIS.

Tags