Gjermania kundërshton sanksionet ndaj Katarit
Qershor 09, 2017 17:08 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Katarit.
Sigmar Gabriel në një konferencë shtypi në Berlin me homologun e tij katariot Muhamed bin Abdurrahman al-Thani, deklaroi se çështja e ndërprerjes së marrëdhënieve dhe e sanksionimit të Katarit është e papranueshme për Gjermaninë. Shefi i diplomacisë gjermane kërkoi heqjen e bllokadës tokësore, ajrore dhe detare kundër Katarit dhe theksoi se zhvillimi i negociatave politike mes vendeve të rajonit është rruga e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese.
Tags