Gjermania kundërshton sanksionet ndaj Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52826-gjermania_kundërshton_sanksionet_ndaj_katarit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Katarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2017 17:08 Europe/Tirane
  • Gjermania kundërshton sanksionet ndaj Katarit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Katarit.

Sigmar Gabriel në një konferencë shtypi në Berlin me homologun e tij katariot Muhamed bin Abdurrahman al-Thani, deklaroi se çështja e ndërprerjes së marrëdhënieve dhe e sanksionimit të Katarit është e papranueshme për Gjermaninë. Shefi i diplomacisë gjermane kërkoi heqjen e bllokadës tokësore, ajrore dhe detare kundër Katarit dhe theksoi se zhvillimi i negociatave politike mes vendeve të rajonit është rruga e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese.