Forcat vullnetare irakiane paralajmërojnë për komplotet e Amerikës në Mosul
(last modified Tue, 13 Jun 2017 06:43:19 GMT )
Qershor 13, 2017 08:43 Europe/Tirane
  • Forcat vullnetare irakiane paralajmërojnë për komplotet e Amerikës në Mosul

Lëvizja e forcave popullore të Irakut "Nuxheba" ka paralajmëruar për komplotet e Amerikës në Mosul dhe tha se mbështetja e amerikanëve ndaj grupit terrorist ISIS, pengon operacionet ushtarake në Siri dhe Irak.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husham Musavi, zëdhënësi i lëvizjes "Nuxheba" të varur nga forcat vullnetare popullore të Irakut, theksoi marrjen e qëndrimeve të prera përball gabimeve të mëdha të forcave amerikane në Mosul dhe deklaroi se çfarëdo marrëzie e forcave amerikane kundër forcave irakiane, nuk do të mbetet pa përgjigje. Vlen të theksohet se operacionet për lirimin e Mosulit kanë filluar në tetor 2016, me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura irakiane. Nga ana tjetër Pentagoni më 25 maj ka pohuar se gjatë një sulmi ajror të ushtrisë amerikane në Mosul, qendrën e provincës Ninva në veri të Irakut, janë vrarë mbi 100 civilë irakianë. Ndërkohë që burimet lokale kanë thënë se gjatë këtij sulmi janë vrarë 240 civilë irakianë.