Forcat jemenase sulmojnë ushtarakët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53148-forcat_jemenase_sulmojnë_ushtarakët_sauditë
Në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, forcat e Jemenit kanë sulmuar ushtarakët sauditë në provincën Xhizan që ndodhet në Kufi me Jemenin dhe kanë vrarë të paktën 40 ushtarakë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2017 04:30 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë ushtarakët sauditë

Në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, forcat e Jemenit kanë sulmuar ushtarakët sauditë në provincën Xhizan që ndodhet në Kufi me Jemenin dhe kanë vrarë të paktën 40 ushtarakë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës ushtria e Jemenit ka sulmuar rajonet Dafina, Kaem Zobejt dhe Keras në provincën Xhizan dhe rajonin Khobe në veri të kësaj province. Forcat saudite në pike kalimin kufitar Dual në xhizan gjithashtu janë sulmuar me topa nga ushtria jemenase.