Helmohen refugjatët irakianë në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53164-helmohen_refugjatët_irakianë_në_mosul
Ministria për çështje të personave të shpërngulur e Irakut ka njoftuar për helmimin e të shpërngulurve irakianë në një pre kampeve të personave të shpërngulur në lindje të Mosulit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2017 09:04 Europe/Tirane
  • Helmohen refugjatët irakianë në Mosul

Ministria për çështje të personave të shpërngulur e Irakut ka njoftuar për helmimin e të shpërngulurve irakianë në një pre kampeve të personave të shpërngulur në lindje të Mosulit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Satar Naovruz, zëdhënësi i Ministrisë për çështje të personave të shpërngulur e Irakut, ka thënë se ky helmim i të shpërngulurve në kampin Hsan Sham në lindje të Mosulit  është shkaktuar pas ngrënies së ushqimit në iftar që ishte shpërndarë nga një organizatë bamirëse në këtë kamp të refugjatëve. Ekipet e emergjencës mjekësore janë dërguar menjëherë në këtë kamp dhe disa refugjatë janë dërguar në spital dhe disa janë kuruar në kamp.