Helmohen refugjatët irakianë në Mosul
Qershor 14, 2017 09:04 Europe/Tirane
Ministria për çështje të personave të shpërngulur e Irakut ka njoftuar për helmimin e të shpërngulurve irakianë në një pre kampeve të personave të shpërngulur në lindje të Mosulit.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Satar Naovruz, zëdhënësi i Ministrisë për çështje të personave të shpërngulur e Irakut, ka thënë se ky helmim i të shpërngulurve në kampin Hsan Sham në lindje të Mosulit është shkaktuar pas ngrënies së ushqimit në iftar që ishte shpërndarë nga një organizatë bamirëse në këtë kamp të refugjatëve. Ekipet e emergjencës mjekësore janë dërguar menjëherë në këtë kamp dhe disa refugjatë janë dërguar në spital dhe disa janë kuruar në kamp.
Tags