Turqia dërgon në Katar një delegacion ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53194-turqia_dërgon_në_katar_një_delegacion_ushtarak
Ndërkohë që vazhdon nismat diplomatike për zgjidhjen e krizës së Katarit, Turqia ka dërguar në këtë vend edhe një delegacion ushtarak me 3 vetë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2017 17:40 Europe/Tirane
  • Turqia dërgon në Katar një delegacion ushtarak

Ndërkohë që vazhdon nismat diplomatike për zgjidhjen e krizës së Katarit, Turqia ka dërguar në këtë vend edhe një delegacion ushtarak me 3 vetë.

Një komunikatë me shkrim e Shtatmadhorisë përmend faktin që Marrëveshja ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Shtetit të Katarit për Bashkëpunim në Fushat e Trajnimeve Ushtarake, Industrisë së Mbrojtjes dhe për Vendosjen e Forcave të Armatosura Turke (FAT) në Territorin e Katarit”, marrëveshje që mundëson dislokimin e përhershëm të njësive të FAT në Katar, ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2015. Ndërsa Marrëveshja Zbatuese Lidhur me Dislokimin e Trupave Turke në Territorin e Katarit” është nënshkruar më 28 prill 2016 dhe më 7 qershor 2017 është miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, vazhdon komunikata, duke sqaruar se në cilësinë e vazhdimit të punimeve për vendosjen e trupave turke është dërguar në Katar një delegacion ushtarak me 3 veta. “Delegacioni vazhdon punimet zbuluese dhe koordinuese në Katar lidhur me përgatitjet për dislokimin”, vijon komunikata. Ndërkaq edhe Somalia i ka refuzuar kërkesat e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabisë Saudite dhe ka deklaruar se nuk do ti ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.