Ministri i jashtëm i Turqisë takohet me mbretin e Arabisë Saudite  
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53352-ministri_i_jashtëm_i_turqisë_takohet_me_mbretin_e_arabisë_saudite
Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të premten pasdite ka shkuar në Meke në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen diplomatike të krizës së Katarit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2017 04:38 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Turqisë takohet me mbretin e Arabisë Saudite  

Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të premten pasdite ka shkuar në Meke në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen diplomatike të krizës së Katarit.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se z. Çaushoglu gjatë kësaj vizite do të takohet me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz me të cilin do të bisedojë rreth zhvillimeve më të fundit në rajon, sidomos rreth krizës së krijuar mes Katarit dhe disa vendeve arabe të Gjirit Persik. Burimet informative zyrtare të Arabisë Saudite kanë thënë se ky takim do të zhvillohet në pallatin Al-Safa në Meke. Marrëdhëniet bilaterale mes Arabisë Saudite dhe Turqisë dhe zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë temë kryesore e këtij takimi. Diplomatët sauditë e kanë vlerësuar pozitivisht këtë takim. Ministri i jashtëm i Turqisë të mërkurën ka filluar turneun e tij në vendet arabe të Gjirit Persik me vizitën e tij në Katar. Ai gjatë vizitës në Doha u takua me Tamim bin Hamd Ale Thani, emirin e Katarit dhe me Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministrin e jashtëm të Katarit. Çaushoglu pas Katarit, ka shkruar në Kuvajt dhe ka biseduar me homologun e tij nga Kuvajti.