Ushtria e Sirisë deklaron armëpushim 48 orësh në Daraa
Komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe e forcave të armatosura të Sirisë deklaroi se në kuadër të përpjekjeve për pajtimin kombëtar në qytetin Daraa në jug të Sirisë, ka ndërprerë operacionet ushtarake për 48 orë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komanda e ushtrisë dhe e forcave të armatosura të Sirisë të martën me anë të një deklarate, theksoi se ky armëpushim ka filluar nga ora 12:00 e ditës së shtunë në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e pajtimit kombëtar dhe vazhdon njëkohësisht me operacionet ushtarake për zhdukjen e terrorizmit takfirist dhe për kthimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë Sirinë. Para kësaj, me mijëra perona pjesëtarë të grupeve kryengritëse të armatosura në rajonet dhe qytetet rreth kryeqytetit të Sirisë, si dhe në shumë rajone të provincës Dara dhe Kunejtra, u janë bashkuar procesit të pajtimit kombëtar duke shfrytëzuar rregulloren numër 15 për amnisti të presidentit të Sirisë të lëshuar në vitin 2016. Ndërkohë, nga një shpërthim terrorist në qytezën Khan Arnebe në provincën Kunejtra të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur 7 civilë sirianë.