Regjistrohen 150 raste të infektuar me sëmundjen e Kolerës në Jemen
Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka deklaruar se numri i rasteve të infektuara me sëmundjen epidemike të Kolerës ka shkuar në 150 mijë persona dhe numri i personave të vdekur nga kjo sëmundje ka shkuar në 1050 persona.
Në kohën kur numri i personave të infektuar me sëmundjen epidemike kolera po shkon duke u shtuar gjithnjë e më shumë, gjysma e personave të infektuar janë fëmijë të moshës 15 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka thënë se 40% e personave të infektuar me sëmundjen Kolera vdekjet e shkaktuara nga kjo sëmundje, janë fëmijët. UNICEF duke deklaruar pikërisht këto statistike, ka thënë se në çdo 35 sekonda vdes një i infektuar me sëmundjen epidemike të kolerës. Dr. Abdulhakim Al-Kehlani, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit, deklaroi: "Rastet e regjistruara me sëmundjen e kolerës në Jemen, ka arritur në 150 mijë persona që një numër shumë i madh i tyre janë fëmijë.