Egjipti kundërshton kthimin e ambasadorit izraelit në Kajro
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53544-egjipti_kundërshton_kthimin_e_ambasadorit_izraelit_në_kajro
Qeveria e Egjiptit ka kundërshtuar kërkesën e regjimit të Izraelit për rikthimin në Kajro t ëish ambasadorit izraelit David Guvrin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2017 15:08 Europe/Tirane
  • Egjipti kundërshton kthimin e ambasadorit izraelit në Kajro

Qeveria e Egjiptit ka kundërshtuar kërkesën e regjimit të Izraelit për rikthimin në Kajro t ëish ambasadorit izraelit David Guvrin.

Kajro e konsideron David Guvrin si një person të papërshtatshëm dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të Egjiptit. Ai akuzohet nga qeveria egjiptiane se gjatë misionit diplomatik në Egjipt ka krijuar lidhje me shumë politikanë dhe funksionarë të sigurisë së Egjiptit. Në Shtator 2011, protestuesit egjiptianë sulmuan ambasadën e Izraelit në Kajro dhe Tel Avivi u detyrua të largojë ambasadorin e atëhershëm David Guvrin. Në shkurt 2016, ish ambasadori izraelit në Kajro, Haim Koren, dha dorëheqje nga posti i tij për shkak të masave të forta të sigurisë dhe tashmë Izraeli ka propozuar David Guvrin për postin e ambasadorit izraelit në Kajro.