Egjipti largon nga librat shkollore ngjarje të rëndësishme historike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53548-egjipti_largon_nga_librat_shkollore_ngjarje_të_rëndësishme_historike
Ministria egjiptiane e Arsimit ka njoftuar për heqjen e disa ngjarjeve politike nga librat shkollorë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2017 15:27 Europe/Tirane
  • Egjipti largon nga librat shkollore ngjarje të rëndësishme historike

Ministria egjiptiane e Arsimit ka njoftuar për heqjen e disa ngjarjeve politike nga librat shkollorë.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Kods Al Arabi, Ministria e arsimit e Egjiptit i ka dërguar letër të gjitha institucioneve shkollore të vendit për heqjen e të gjitha teksteve që kanë të bëjnë me Revolucionin popullor të 2011 (Revolucioni i 25 janarit në Egjipt) dhe grushtin e shtetit të 30 qershorit 2013. Disa deputetë egjiptianë kanë kritikuar këtë veprim të Ministrisë së arsimit. Po ashtu një zyrtar i Ministrisë së arsimit të Egjiptit ka thënë se çështja e heqjes së Revolucionit të 25 janarit dhe grushtit të shtetit të 30 qershorit nga librat e vitit të tretë shkollor nëpër shkollat e mesme është bërë me rekomandim të komitetit special për vlerësimin e librave. Revolucioni i 25 janarit çoni në përmbysjen e regjimit diktatorial të Hosni Mobarak, ndërsa grushti i shtetit të 30 qershorit përmbysi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë legjitime në Egjipt, Mohamed Morsi.