Vriten 50 terroristë në sulmin me raketa të Sepahut
Në sulmin me raketa të gardës revolucionare Sepah kundër bastioneve të ISIS në qytetin Mejadin në periferi të provincës Dejrul Zur, më shumë se 50 terroristë janë vrarë.
6 prej terroristëve të vrarë në këtë sulm ishin shtetas të Libisë. Gjithashtu mësohet se janë vrarë disa krerë të grupit terrorist ISIS si Abu Esam Libbi dhe Abdulkader Frani i njohur ndryshe me emrin Abu Herat. Deri tani nuk janë dhënë rezultatet e 5 raketave të tjera që u lëshuan nga Sepahu kundër bastioneve të ISIS në Dejrul Zur. Burime nga beteja e luftës në Siri kanë njoftuar për vrasjen e një komandanti të grupit terrorist ISIS nga sulmet raketore të Gardës Revolucionare të Iranit në Dejrul Zur të Sirisë. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar burime nga beteja e luftës, një komandant i lartë i ISIS me emrin Saed Al Husejni, i njohur me nofkën “Abu Saed” me shtetësi saudite, është vrarë në sulmet raketore të Sepahut. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka goditur me raketa selinë qendrore të grupit terrorist ISIS në Dejrul Zur të Sirisë . Garda Revolucionare e Iranit njoftoi të dielën se raketat tokë-tokë me rreze të mesme veprimi u nisën nga provincat perëndimore Kermanshah dhe Kurdistan në përgjigje të sulmeve terroriste të fundit të ISIS-it në Teheran, të cilat vranë 18 vetë dhe plagosën 50 të tjerë.