Forcat jemenase sulmojnë me rakete pozicionet e ushtrisë saudite
Qershor 20, 2017 04:02 Europe/Tirane
Forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite, kanë sulmuar me raketa pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite në jug të këtij vendi.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se burimet ushtarake të Jemenit kanë thënë se forcat e përbashkëta të Jemenit kanë sulmuar me raketa pozicionet e forcave ushtarake dhe mercenare të Arabisë Saudite në rajonin Taval në Xhizan dhe në rajonin Tala'e në Nexhran ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë. Ndërkohë autoritetet e inteligjencës së Jemenit kanë bërë të ditur arrestimin e një rrjeti spiunazh të lidhur me Arabinë Saudite dhe gjatë këtij operacioni kanë zbuluar dhe konfiskuar mjete dhe pajisje për komunikim.
Tags