Ushtria e Jemenit sulmon pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53722-ushtria_e_jemenit_sulmon_pozicionet_e_ushtrisë_së_arabisë_saudite
Njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit të enjten në mëngjes kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në Nexhran dhe Asir në jug të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit sulmon pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite

Njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit të enjten në mëngjes kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në Nexhran dhe Asir në jug të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të sauditëve në Jemen, kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin Al-Hanxhar në Asir ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcave saudite. Në një sulm tjetër të njësive të artilerisë së ushtrisë së Jemenit kundër bazës ushtarake Al-Favaz në provincën Naxhran të Arabisë Saudite, janë shkatërruar depot e municionit dhe armatimit të forcave saudite. Ndërkohë njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit disa herë kanë sulmuar bazat Al-Herem, Al-Dab'a dhe Al-Hamad të ushtrisë saudite në provincën Naxhran. Burimet ushtarake jemenase kanë deklaruar për kanalin televiziv Al Mejadin se forcat jemenase kanë sulmuar me raketa edhe bastionet e forcave përkrahëse të Mansur Hadit në veri të shkretëtirës Mejdi të Jemenit.