Ushtria e Jemenit sulmon pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite
Njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit të enjten në mëngjes kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në Nexhran dhe Asir në jug të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të sauditëve në Jemen, kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin Al-Hanxhar në Asir ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcave saudite. Në një sulm tjetër të njësive të artilerisë së ushtrisë së Jemenit kundër bazës ushtarake Al-Favaz në provincën Naxhran të Arabisë Saudite, janë shkatërruar depot e municionit dhe armatimit të forcave saudite. Ndërkohë njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit disa herë kanë sulmuar bazat Al-Herem, Al-Dab'a dhe Al-Hamad të ushtrisë saudite në provincën Naxhran. Burimet ushtarake jemenase kanë deklaruar për kanalin televiziv Al Mejadin se forcat jemenase kanë sulmuar me raketa edhe bastionet e forcave përkrahëse të Mansur Hadit në veri të shkretëtirës Mejdi të Jemenit.