Al-Sisi vazhdon shërbimet për mbretin Selman
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53912-al_sisi_vazhdon_shërbimet_për_mbretin_selman
Presidenti i Egjiptit të shtunën në mbrëmje deklaroi se është pajtuar me caktimin e kufijve detarë mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2017 04:12 Europe/Tirane
  • Al-Sisi vazhdon shërbimet për mbretin Selman

Presidenti i Egjiptit të shtunën në mbrëmje deklaroi se është pajtuar me caktimin e kufijve detarë mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, konfirmoi marrëveshjen me Arabinë Saudite për caktimin e kufijve detarë, pasi edhe Parlamenti i këtij vendi kishte dhënë pëlqimin për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Parlamenti i Egjiptit më 14 qershor me shumicë votash, ratifikoi marrëveshjen për caktimin e kufijve detarë mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite duke i dhënë këtij vendi edhe dy ishujt Tiran dhe Sanafir të Egjiptit. Ky veprim ka ngjallur protesta të gjera në mesin e qytetarëve egjiptianë. Kritikët e Abdulfetah Al-Sisi besojnë se presidenti i Egjiptit në shkëmbim të ndihmave financiare të Arabisë Saudite, i ka dorëzuar këta dy ishuj regjimit Al Saud.