Forcat jemenase qëllojnë një luftanije saudite në brigjet e Mukhës
Qershor 26, 2017 16:25 Europe/Tirane
Flota e Jemenit ka njoftuar se forcat e saj qëlluan një luftanije që i përkiste koalicionit të udhëhequr nga sauditët, në bregun e portit të Mukhës në provincën Taiz.
Një burim ushtarak tha se forcat jemenase kanë qëlluar të dielën në mbrëmje një luftanije saudite në brigjet e Mukhës. Burimi vuri në dukje se luftanija po kryente veprime armiqësore në ujërat territoriale të Jemenit kur ishte qëlluar. Më 14 qershor, forcat detare jemenase qëlluan një luftanije të Emirateve që i përkiste koalicionit të ashtuquajtur saudit, në brigjet e qytetit jugperëndimor të Jemenit Mukha.
Tags