Numri i viktimave të kolerës në Jemen shkon në 1500 persona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54466-numri_i_viktimave_të_kolerës_në_jemen_shkon_në_1500_persona
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se deri më tani 1500 persona kanë humbur jetën në Jemen për shkak të infektimit me sëmundjen e kolerës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 02, 2017 04:23 Europe/Tirane
  • Numri i viktimave të kolerës në Jemen shkon në 1500 persona

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se deri më tani 1500 persona kanë humbur jetën në Jemen për shkak të infektimit me sëmundjen e kolerës.

Agjencia e lajmeve Shihua njoftoi se Nevio Zagaria, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Jemen, të shtunën tha se për përhapjen në masë të madhe të sëmundjes së kolerës në 21 provinca të Jemenit, numri i personave të infektuar me këtë sëmundje ka shkuar në 246 persona. Sherin Varkey, përfaqësuesja e UNICEF-it në Jemen, gjithashtu, deklaroi se një prej çdo katër viktimave të shkaktuara nga kolera në Jemen është fëmijë. Me vazhdimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe me shkatërrimin e objekteve të infrastrukturës së këtij vendi, sidomos rrjetin e ujësjellësit, sëmundja e kolerës është duke u përhapet me një shpejtësi të madhe në Jemen. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.