Vendet sanksionuese të Katarit kanë marrë përgjigjen e Dohas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54708-vendet_sanksionuese_të_katarit_kanë_marrë_përgjigjen_e_dohas
Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet dhe Bahrejni kanë marrë përgjigjen e tyre të prerë nga Doha.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2017 03:34 Europe/Tirane
  • Vendet sanksionuese të Katarit kanë marrë përgjigjen e Dohas

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet dhe Bahrejni kanë marrë përgjigjen e tyre të prerë nga Doha.

Ministrat e jashtëm të këtyre vendeve do të mbajnë një takim sot për të diskutuar mbi vzhdiminn e sanksioneve kundër Katarit. Ndërkohë një ditë pas përfundimit të ultimatumit për 13 kushtet e vendosura kundër Katarit, shefat e shërbimeve inteligjente të Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve dhe Bahrejnit kanë mbajtur një takim në Kajro të Egjiptit. Më 23 qershor Arabia Saudite, Emiratet, Egjipti dhe Bahrejni parashtruan 13 kërkesa si kusht për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Katarin. Ndër këto kushte ishin ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe Hezbullahun, mbyllja e kanalit Al Jazeera dhe heqja e bazës ushtarake të Turqisë në Katar. Ndaj këtyre kërkesave Katari është përgjigjur negativisht dhe ka marrë masa për tu përballur me vendet sanksionuese.