Ebadi kundërshton nxitjet kundër forcave popullore Hashd Shaabi
(last modified Wed, 05 Jul 2017 06:04:13 GMT )
Korrik 05, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Ebadi kundërshton nxitjet kundër forcave popullore Hashd Shaabi

Kryeministri i Irakut në mbështetje të grupit të forcave popullore Hashd Shaabi, ka kritikuar dhe dënuar të gjitha nxitjet dhe akuzat që hidhen kundër kësaj force popullore dhe ka thënë se të tilla veprime bëhen nga shërbimet inteligjente ndërkombëtare.

Hejdar Ebadi, tha se forcat irakiane duke u mbështetur në kapacitetin e tyre kanë arritur të shkatërrojnë grupin terrorist ISIS në Irak. Në të njëjtën kohë kryeministri irakian i ka kërkuar Bashkësisë Ndërkombëtare që të marrë pjesë në procesin e rindërtimit dhe rikonstruksionit të Irakut. Vlen të theksohet se ditë më parë ushtria irakiane dhe forcat popullore kanë çliruar pjesën e vjetër të Mosulit dhe disa rajone të këtij qyteti nga prania e terroristëve të ISIS. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur në tetor të vitit 2016 dhe brenda 100 ditëve forcat irakiane arritën të çlirojnë pjesën lindore të këtij qyteti. Operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit nisi në shkurt të 2017 dhe përfundoi me dëbimin e terroristëve të ISIS nga Mosuli më 29 qershor të 2017-ës. Në këtë datë u çlirua xhamia Nur e cila është përdorur nga Abu Bekr Bagdadi për shpalljen e kalifatit të ISIS.

 

 

Tags