Nëntor 14, 2023 19:17 Europe/Tirane
  • Agjentja e Mossad dhe CIA-s flet për misionin e saj në Irak, Siri dhe Gaza/Film

Elizabeth Tsurkov, një agjente sioniste e arrestuar në Irak, pranoi se ajo punon për agjencinë e inteligjencës izraelite të quajtur "Mossad" dhe agjencinë amerikane të inteligjencës të quajtur "CIA" dhe se ajo ka vepruar në Irak për të filluar një konflikt të armatosur midis myslimanëve shiitë të këtij vendi.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist, po e menaxhon me marrëzi luftën kundër Rripit të Gazës dhe familjet e të sionistëve të kapur rob duhet t'i bëjnë presion atij që ta ndalojë këtë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Elizabeth Tsurkov, një agjente sioniste e arrestuar në Irak, në këtë video të publikuar nga kanali Sabirin News, pranon se është një agjente "izraelite" dhe pasi u largua nga territoret e pushtuara të Palestinës, së pari shkoi në Amerikë dhe punoi për Mossad organizatën e spiunazhit të regjimit sionist për CIA-n në Amerikë.

Ajo thotë se ka punuar në Siri për të vendosur marrëdhënie midis regjimit izraelit dhe grupit militant të njohur si "Forcat Demokratike Siriane" të lidhur me ushtrinë amerikane në Sirinë verilindore.

Kjo agjente sioniste thotë: "Unë shkova në Siri në vitin 2022 si agjente e Mossad dhe CIA. Në Irak kam punuar edhe për të forcuar dallimet përmes koordinimit të demonstratave (protestat e tetorit) për të krijuar një konflikt mys myslimanëve shiitë në këtë vend".

 

Kjo agjente sioniste foli edhe për Rripin e Gazës dhe agresionin e regjimit sionist kundër këtij rajoni dhe tha: "Unë i ndjek shumë mirë ngjarjet në Rripin e Gazës. Unë i ndjek çdo ditë ngjarjet e luftës në Rripin e Gazës; përfshirë vrasjen e grave, fëmijëve dhe personave të moshuar dhe bombardimin e spitaleve".

Tsurkov shtoi: "Kjo politikë shkakton urrejtje mes nesh dhe popullit palestinez në Gaza dhe nuk çon në paqe me Rripin e Gazës. Ky është një menaxhim i marrë nga kabineti qeveritar i Netanjahut, i cili do të çojë në fatkeqësi dhe luftë të vazhdueshme. Kërkoj nga familjet e pengjeve (familjet e robërve sionistë të kapur nga rezistenca palestineze) që të ndërmarrin veprime të vazhdueshme për të ndaluar luftën kundër Rripit të Gazës për hir të bijve dhe vajzave të tyre sepse kjo luftë do t'i vrasë ata. Kjo luftë drejtohet marrëzisht nga Netanjahu përmes gruas së tij Sara dhe djalit të tij Yair Netanyahu. Nëse doni që djemtë dhe vajzat tuaja të kthehen gjallë, kjo luftë duhet të ndalet".

Në fund të kësaj videoje ai thotë: "Kam hyrë në Irak për t'i shërbyer Mosadit dhe CIA-s dhe kam rreth shtatë muaj që jam arrestuar dhe po mbahem në burg. I shërbeva "Izraelit" dhe mendoj se asgjë nuk do të ndodhë (për lirimin tim) dhe nuk ka asnjë veprim për lirimin tim dhe është e rëndësishme që "izraelitët" ta dinë se kjo është (natyra) e kabinetit izraelit. Nuk jam në një situatë të lehtë. I them familjes dhe miqve të mi që të veprojnë për lirimin tim sa më shpejt që të mund të kthehem".

 

Tags