Rusia kërcënon regjimin izraelit
Pars Today- Rusia paralajmëroi regjimin sionist për furnizimin e mundshëm të sistemit të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Vasily Nebenzya, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, paralajmëroi regjimin izraelit për pasojat e sigurimit të mundshëm të sistemit të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Amerika për Ukrainën, duke deklaruar se armët e dërguara në Ukrainë, pavarësisht nga dërguesi, do të shkatërrohen plotësisht. Sipas Pars Today, “Nebenzia” deklaroi se transferimi i mundshëm i sistemeve raketore Patriot nga Izraeli në Ukrainë mund të ketë pasoja të caktuara politike për regjimin sionist. Financial Times raportoi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Ukraina po negociojnë që Kievi të marrë në dorëzim nga Tel Avivi tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot. Sipas njoftimit të “Financial Times”, këta sisteme fillimisht do të dërgohen nga Tel Avivi në Amerikë, e më pas do të transferohen në Ukrainë. Gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi në shkurt të vitit 2022, regjimi sionist ka ofruar vetëm ndihmë jo-ushtarake për Ukrainën. Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht kundër furnizimit të Ukrainës me armë të huaja dhe ka theksuar se ky veprim vetëm sa e zgjat luftën dhe nuk ka asnjë efekt në rezultatin përfundimtar të saj.