Ministri i jashtëm i Egjiptit: Përgjigja e Katarit e pakuptimtë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54768-ministri_i_jashtëm_i_egjiptit_përgjigja_e_katarit_e_pakuptimtë
Ministri i jashtëm i Egjiptit e ka quajtur të pakuptimtë përgjigjen e Katarit ndaj planit 13 pikësh të vendeve arabe të rajonit ët Gjirit Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2017 17:37 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Egjiptit: Përgjigja e Katarit e pakuptimtë

Ministri i jashtëm i Egjiptit e ka quajtur të pakuptimtë përgjigjen e Katarit ndaj planit 13 pikësh të vendeve arabe të rajonit ët Gjirit Persik.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Same Shokri, ministër i jashtëm i Egjiptit të mërkurën në një deklaratë pas takimit të organizuar në Manama së bashku me vendet tjera arabe që kanë sanksionuar Katarin, ka thënë se përgjigja e Katarit ndaj kushteve të Arabisë Saudite, Egjiptit, Bahrejnit dhe EBA ishte negative. Që nga mesi i muajit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit më Katarin, duke e akuzuar Dohan për mbështetje të terrorizmit dhe për afërsi me rivalin rajonal – Iranin. Katarasit i kanë hedhur poshtë akuzat. Të mërkurën, ministrat e jashtëm të katër vendeve arabe, pas takimit në Kajro, thanë se është për keqardhje përgjigjja “negative” e Katarit ndaj kërkesave të tyre.