Egjipti akuzohet për arrestimin e dhjetëra studentëve të huaj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54848-egjipti_akuzohet_për_arrestimin_e_dhjetëra_studentëve_të_huaj
Organizata për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut të enjten akuzoi Egjiptin se ka arrestuar me dhjetëra studentë kinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2017 03:17 Europe/Tirane
  • Egjipti akuzohet për arrestimin e dhjetëra studentëve të huaj

Organizata për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut të enjten akuzoi Egjiptin se ka arrestuar me dhjetëra studentë kinezë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Sarah Leah Whitson, drejtore e sektorit për Lindjen e Mesme në Organizatën për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut, në faqen e saj në Twitter ka shkruar: "Egjipti në mënyrë tepër shqetësuese ka arrestuar me dhjetëra studentë myslimanë kinezë dhe siç duket këto arrestime janë bërë me kërkesë të autoriteteve të Kinës". Whitson shtoi: "Qeveria e Egjiptit duhet të krijojë kushtet që personat e arrestuar të kenë qasje në avokat". Sarah Leah Whitson, drejtore e sektorit për Lindjen e Mesme në Organizatën për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut, ka shprehur shqetësime se studentët kinezë po përballen me tortura. Vlen të theksohet studentët dhe aktivistët e rajonit Ujgur të Kinës kanë deklaruar se Policia e Egjiptit të martën ka bërë një bastisje në restorantet dhe në lokalet e frekuentuara nga komuniteti i ujgurëve në Kajro dhe ka arrestuar mbi 30 studentë kinezë pjesëtarë të këtij komuniteti.