Ushtria e Jemenit sulmon kufijtë e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54926-ushtria_e_jemenit_sulmon_kufijtë_e_arabisë_saudite
Ushtria e Jemenit ka sulmuar pozicionet e forcave mercenare dhe të ushtrisë së Arabisë Saudite në kufijtë e këtij vendi dhe u ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 08, 2017 08:21 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit sulmon kufijtë e Arabisë Saudite

Ushtria e Jemenit ka sulmuar pozicionet e forcave mercenare dhe të ushtrisë së Arabisë Saudite në kufijtë e këtij vendi dhe u ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare të Arabisë Saudite në qytetin Sirvah dhe u kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz. Nga ana tjetër, ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit të shtunën kanë qëlluar dhe shkatërruar një autoblindë të koalicionit arabe të drejtuar nga Arabia Saudite në provincën Shabuh. Ushtria e Jemenit ka sulmuar pozicionet e forcave mercenare të Arabisë Saudite edhe në rajonin Al-Sak në qytetin Asilan të provincës Xhuf, ndërsa njësitë e artilerisë së ushtrisë jemenase kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve sauditë në rajonin Al-Xhadid në perëndim të provincës Taiz. Në frontin kufitar Naxhran, gjithashtu, ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore kanë sulmuar forcat saudite dha kanë vrarë dy ushtarë saudit dhe tre të tjerë kanë plagosur si dhe kanë shkatërruar një automjet luftarak saudit.