Vriten pesë ushtarakë sauditë në jugperëndim të Jemenit
Burimet e informuara kanë njoftuar për vrasjen e pesë ushtarakëve sauditë gjatë sulmeve të forcave jemenase në provincat Taiz dhe Xhuf në jugperëndim të këtij vendi.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se një burim jemenas ka thënë se tre ushtarakë sauditë janë vrarë në qytetin Sale dhe dy të tjerë janë vrarë në qytetin Xhebel Habeshi gjatë sulmeve të rënda të forcave të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në provincën Taiz. Sipas këtij burimi ushtarak jemenas, gjatë një sulmi të forcave jemenase gjithashtu janë shkatërruar disa automjete luftarake të forcave agresore në qytetin Al-Matun në provincën Xhuf në veri të Jemenit. Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit gjithashtu ditën e shtunë kanë sulmuar me raketa dhe predha objektin e komandës qendrore ushtarake Sakam dhe pozicionet e forcave saudite në bazën Al-Favaz në provincën Naxhran në jug të Arabisë Saudite. Gjithashtu gjatë sulmeve raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore në qendrën komanduese në zonën e tretë ushtarake në provincën Meareb, janë vrarë katër forca mercenare saudite.