Asad: Përballja me ideologjinë takfiriste obligim i popullit sirian
Presidenti i Sirisë në takim me disa personalitete dhe përfaqësues të institucioneve popullore dhe civile në qytetin Hama, ka thënë se ndërgjegjësimi i popullit dhe qëndresa e fuqishme përballë ndikimit të ideologjisë ekstremiste takfiriste në Siri, kanë ndikuar në zbehjen e terroristëve në këtë vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, presidenti i Sirisë në këtë takim ka deklaruar se qëndresa dhe rezistenca e Sirisë përballë terroristëve të cilët ishin imponuar në këtë vend, ku pjesa më e madhe e tyre ishte e ndikuar nga ideologjia takfiriste ekstremiste, ka bërë që populli sirian të kryente borxhin e zgjimit dhe të mos humbiste besimin e tij ndaj ushtrisë dhe forcave të armatosura dhe me dashuri të punonte për vendin e tij. Kriza në Siri ka filluar në vitin 2011 me sulmet e gjera të grupeve terroriste të cilët kishin mbështetjen e Arabisë Saudite, Amerikës dhe aleatëve të tyre siç është Turqia, me qëllim rrëzimin e qeverisë legjitime të presidentit sirian, Bashar Asad.