“Marshi për drejtësi”, mijëra protestues në shesh kundër Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55076-marshi_për_drejtësi_mijëra_protestues_në_shesh_kundër_erdogan
Me qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit për të finalizuar lëvizjen e nisur 25 ditë më parë nga kryeqyteti turk Ankaraja, të pagëzuar me emrin “Marshi për drejtësi”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • “Marshi për drejtësi”, mijëra protestues në shesh kundër Erdogan

Me qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit për të finalizuar lëvizjen e nisur 25 ditë më parë nga kryeqyteti turk Ankaraja, të pagëzuar me emrin “Marshi për drejtësi”.

Iniciativa u promovua nga partia kryesore opozitare kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan,  Partia Republikane Popullore e udhëhequr nga Kemal Kiliçdaroglu. Tubimi u mbajt në sheshin e Maltepes, ana aziatike e metropolit mbi Bosfor, ku mijëra protestues përshëndetën me flamuj turq. Marshimi u organizua për të protestuar kundër ndalimit të një anëtari të Partisë Republikane Popullore, Enis Berberoglu, i dënuar me 25 vjet burg për dhënien e informacionit konfidencial për gazetën opozitës "Cumhurriet". Kreu i Partisë Republikane Popullore paralajmëroi: “Askush të mos mendojnë se ky është marshi i fundit. 9 korriku shënon ditën e rilindjes”.