Shpërthimi i kolerës në Jemen tejkalon 300,000 raste të dyshuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55136-shpërthimi_i_kolerës_në_jemen_tejkalon_300_000_raste_të_dyshuara
Kryqi i Kuq thotë se numri i rasteve të dyshuara të kolerës në Jemen ka tejkaluar shifrën 300,000 mes frikës së një shpërthimi të sëmundjes dhe kërcënimit të urisë në vendin e goditur nga lufta.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Korrik 10, 2017 15:56 Europe/Tirane
  • Shpërthimi i kolerës në Jemen tejkalon 300,000 raste të dyshuara

Kryqi i Kuq thotë se numri i rasteve të dyshuara të kolerës në Jemen ka tejkaluar shifrën 300,000 mes frikës së një shpërthimi të sëmundjes dhe kërcënimit të urisë në vendin e goditur nga lufta.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) e bëri njoftimin të hënën, duke thënë se epidemia e kolerës "vazhdon të dalë jashtë kontrollit" që kur shpërtheu në muajin prill. "Sot, mbi 300,000 njerëz dyshohet të jenë të sëmurë, më shumë se 1,600 kanë vdekur", vuri në dukje institucioni me bazë në Gjenevë në një postim në Twitter. Kreu i operacioneve të Kryqit  të Kuq për Lindjen e Mesme, Robert Mardini, tha se rreth 7,000 raste të reja të kolerës u regjistruan në baza ditore në kryeqytetin jemenas Sana dhe në tre zona të tjera.