Palestina kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare ta shpëtojë xhaminë Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55496-palestina_kërkon_nga_bashkësia_ndërkombëtare_ta_shpëtojë_xhaminë_aksa
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës me anë të një deklarate, kërkoi nga vendet arabe-islame dhe gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare që të bëjnë përpjekje për shpëtimin e xhamisë Aksa nga rrethimi dhe sulmet e regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2017 10:04 Europe/Tirane
  • Palestina kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare ta shpëtojë xhaminë Aksa

Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës me anë të një deklarate, kërkoi nga vendet arabe-islame dhe gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare që të bëjnë përpjekje për shpëtimin e xhamisë Aksa nga rrethimi dhe sulmet e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës të dielën në këtë deklaratë ka thënë se reagimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që nga viti 1967 e deri më tani, përball pushtimeve dhe veprimeve çnjerëzore të regjimit sionist ndaj xhamisë Aksa, nuk ka qenë në nivel të duhur. Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës në këtë deklaratë paralajmëroi për pasojat e agresionit të përsëritshëm të regjimit sionist ndaj xhamisë Aksa dhe rreth përpjekjeve për pushtimin e kësaj xhamie, prandaj kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ushtrojë më shumë presion dhe të pengojë sulmet e vazhdueshme të regjimit sionist ndaj kësaj xhamie.