Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes Iranit dhe Irakut
Gjeneral Husein Dehkan, ministër i mbrojtjes i RII dhe Erfan al-Hiyali, ministër i mbrojtjes i Irakut sot nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes.
Zgjerimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i eksperiencës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, siguria e kufijve, mbështetja logjistike dhe trajnuese ushtarake janë disa nga pikat e marrëveshjes dypalëshe mes Iranit dhe Irakut. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ministri iranian i mbrojtjes tha se kjo marrëveshje përcakton kuadrin e bashkëpunimeve në të ardhmen në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale. Husein Dehkan rikujtoi fitoren e ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut kundër grupeve terroriste dhe tha se vazhdimi i bashkëpunimit Iran-Irak do të pengojë shfaqjen e rrjedhave të tilla terroriste në Irak dhe në rajon. Nga ana e tij ministri i mbrojtjes i Irakut tha se marrëveshja e bashkëpunimit, është në interes të të dy vendeve.